
Hoxhaj ua përkujton mësimdhënësve: I kemi rritur pagat për 118 %
29 dhjetor 2020
| 08:10
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka nisur ditën me një shkrim për mësimdhënësit.
Hoxhaj e ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook” ku shihet me disa mësimdhënës.
Ai ka thënë se PDK-ja ka ndërtuar qindra shkolla dhe ka dyfishuar për 118 % pagat për mësimdhënësit.
“PDK-ja ndërtoi qindra shkolla dhe dyfishoi për 118 % pagat për mësimdhënësit, që janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë dhe shtetit. Koha për një tjetër mbështetje dinjitoze për ta”, ka thënë ai.