Përparim Rama bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit

17 shkurt 2025 | 09:41

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, si dhe pranë varrit të Adem Demaçit, raporton Ekonomia Online.

Rama ka qenë i shoqëruar në këto homazhe për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe nga stafi i tij.

“Është një ditë e veçantë dhe festojmë si çdo vit së bashku. Erdhëm këtu për të nderuar dëshmorët, heronjtë dhe presidentin Rugova në shenjë nderimi për Pavarësinë e Kosovës”, tha Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Kosovën në Ditën…