
Humb jetën një turist në Gjirin e Durrësit, një tjetër në gjendje të rëndë
01 qershor 2025
| 15:02
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në Gjirin e Durrësit.
Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji të fikur. Fatkeqësisht, njëri prej tyre u gjet pa shenja jetë, ndërsa tjetri, sipas “A2CNN” ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.
Sipas raportimeve, dy turistët janë gjetur pa mjete identifikuese dhe në gjendje të rënduar fizike.
Dyshohet se motorit të ujit i është fikur motori gjatë lundrimit, duke i lënë të ekspozuar për një kohë të gjatë në det të hapur.
Autoritetet dyshojnë se shkaku i incidentit ka qenë hipotermia e mundshme, për shkak të temperaturave të ulëta të ujit dhe qëndrimit të gjatë në det.