Humbja e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut

20 tetor 2025 | 18:01

Hristovski krrokatë, shqiptarët i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Më 9 tetor 2025 në Maqedoni të Veriut i mbajtën zgjedhjet lokale ku VMRO-DPMNE e nacionalistit dhe shovinistit Hristijan Mickosit shënoi fitore absolute duke nokautuar LSDM-në, thuaja deri në asgjësim politik. Nga 80 komuna, pa balotazh i fitoi 30 kurse, pas balotazhit mund t’i fitojë edhe 20 – 24 komuna tjera.

Partitë shqiptare të përfshira në fy blloqe politike AKI dhe VLEN tërë betejën e bënë duke e luftuar njëra – tjetrën, në emër dhe për llogari të Hristijan Mickoskit gjë që e ka pasur detyrim VLEN pasi është në koalicion me shovinistin Mickoski dhe baxhanakun e Millan Radoiçiqit, ndryshe zëvendëskryeministër i qeverisë së M.V. i cili pati kërkuar ç’njohjen e Kosovës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Është një triumfalizëm patologjik te VLEN pasi e paskan “nokautuar”, jo Mickoskin por Ali Ahmetin. Ky është mallkim i shqiptarëve, kudo që mbijetojnë; kundërshtarin e kërkojnë te partitë maqedonase, armikun te partitë shqiptare! I hyjnë në prapanicë Mickoskit, kërkojnë kokën e Aliut, jo Tepelenës por Ahmetit. Pasi VLEN-i u shndërrua në rrogëtarë të Mickoskit duke qitur në pazar interesat kombëtare, nga ky kanalizim antikombëtar doli Arben Taravari dhe bëri mirë. Unitetin politik të shqiptarëve në M.V. dhe Luginë të Preshevës e ka shkërdhyer pamëshirshëm Albin Kurthi deputet i Kuvendit të Kosovës, ish KM. Nuk mund të gjeni një të njëjtë që e ka dhunuar UÇK-në dhe luftën çlirimtate si Albin Kurthi. Nuk mund të gjeni një person tjetër që ka sistemuar, rahatuar dhe shpërblyer krijesa antikombëtare si Albin Kurthi, nga mendermethënë Akademi e Shkencave, diplomaci, poste të larta institucionale (Dimal Basha, Hekuran Murati, Mimoza Kusari etj.) se që e ka bërë Kurthi. Askush nuk i ka përndjekur ushtarët e UÇK-së, ish të burgosurit politikë, anëtarët e familjeve patriotike se që e ka bërë Albin Kurthi. Duket se e ka pasur obsesion patologjik dhe mision jetësorë të eliminojë Hashim Thaçin dhe Ali Ahmetin si dhe luftën çlirimtare. Herë vet, herë përmes cyber-zagarëve (lehësit qevetitarë të rrjeteve sociale).

Pas zgjedhjeve të fundit lokale në M.V., shqiparët e defaktorizuar si rrogëtarë të Mickoskit (VLEN) apo politikanë me afat të skaduar përdorimi (AKI), vetëm sa do ta fusin në baltën e gjallë interesin politik dhe kombëtar të shqiptarëve për të përfunduar në një moçal me ujëra të zeza. Tmerr dhe mjerim!

Protesta në Tiranë:

Kjo protestë ishte më madhështorja, e përkrahur nga patriotët e të gjitha trojeve shqiptare dhe e sulmuar nga Gjarprijtë e Gjakut antikombëtar. Kurrë në jetë nuk kam parë protestë më masive, më përfaqësuese dhe më të motivuar. Ishte protestë ku toka ishte shqiptare, ajri ishte shqiptar, vetëdija ishte shqiptare, ndërgjegja ishte shqiptare: “me një dëshirë, me një qëllim …”. Përkundër kësaj një llaskuc i pushtetit, lehës kakofonik tha se kjo protestë është e partive të caktuara politike e jo protestë kombëtare. Njeri pa koçe dhe pa tru ! Një tjetër, klloshar nga Parisi dhe një kokërr idioti tha se kësaj proteste i mungonte vetëm edhe Fatmir Sheholli duke i përnjëjtësuar 160.000 protestues me Fatmir Shehollin. Ky, asgjë nuk është më i mirë se Sheholli!

Kjo protestë sikur edhe të tjerat nuk kanë asnjë ndikim në vendimmarrjen e Gjykatës Raciste Speciale mirëpo e kanë një vendimmarrje shumë më të madhe; po e kthejnë në vend lavdinë e së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës dhe po e shtrojnë rrugën drejt kanalizimit historik për antikombëtarët dhe mashtruesit!

Faleminderit shqiptarë, faleminderit Tiranë dhe faleminderit Shqipëri!

20 tetor 2025, Prishtinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Sylë UKSHINI Dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan të shtetit,…