Hyjnë në fuqi tarifat e ShBA-së prej 50 % për çelikun dhe aluminin

04 qershor 2025 | 08:13

Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë në fuqi në mesnatë sipas orës lokale.

Lufta tregtare e presidentit amerikan po zgjerohet në një veprim që pritet të nxisë tensionet me partnerët kryesorë ekonomikë të vendit.

Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv dje duke i rritur këto tarifa nga 25% në 50%, shkruan A2 CNN.

Ky veprim rrit taksat e importit të metaleve, inpute kyçe në gjithçka, nga makinat te ushqimet e konservuara, për herë të dytë që nga marsi.

Sipas Trumpit, masat, të cilat hyjnë në fuqi të mërkurën, synojnë të sigurojnë të ardhmen e industrisë amerikane të çelikut.

Megjithatë, kritikët thonë se mbrojtjet mund të shkaktojnë kaos te prodhuesit e çelikut jashtë SHBA-së, të shkaktojnë hakmarrje nga partnerët tregtarë dhe të vijnë me një kosto ndëshkuese për përdoruesit amerikanë të metaleve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar bashkatdhetarët…