
Hysaj, Napolit: Dua të largohem
22 qershor 2020
| 13:08
Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, i është drejtuar klubit me shkresë për t’u larguar, sepse nuk është i lumtur se i duhet të garojë për një vend titullari me Giovanni Di Lorenzo.
Gazeta e përditshme italiane, “La Gazzetta dello Sport”, raporton se 26-vjeçari ka dorëzuar kërkesën për largim nga klubi këtë verë.
Hysaj iu bashkua Napolit nga Empoli në vitin 2015 për 5 milionë euro dhe i ka zhvilluar plot 187 ndeshje për të kaltrit që prej atëherë.
(V.Z / Epoka e re)