
Hysen Durmishi: Në shtator do të kalojmë me vetura, e në këmbë në trotuare
12 korrik 2025
| 22:48
Në fillim të muajit korrik ka filluar ndërtimi i dy urave mbi lumin Ibër, ndërsa zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, më 12.07.2025, ka njoftuar se paradite është vendosur themeli i bregorës e pasdite themeli i mesit të urës.
“Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë. Në shtator do të kalojmë me vetura, e këmb në trotuare”- ka shkruar Durmishi.