Hysen Durmishi për urën mbi Ibër: “Kjo nuk është vetëm një urë për këmbësorë, është një vepër arti”

04 dhjetor 2025 | 20:46

Ministri në detyrë, Hysen Durmishi, ka njoftuar se pas përfundimit të urës për automjete mbi lumin Ibër në Mitrovicë, projekti i urës së re për këmbësorë është në fazën finale. “Kjo nuk është vetëm një urë për këmbësorë, është një vepër arti, një zgjidhje moderne hidraulike dhe një atraksion i ri mbi lumin Ibër”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Njoftimi i plotë i Durmishit:

Pas përfundimit të urës për automjete, jemi në fazën finale edhe me urën e re për këmbësorë. Hidroizolimi përfundon nesër, parmakët janë gati për montim dhe pllakat e granitit kanë mbërritur në vendpunishte. Brenda dy javësh, ura e re për këmbësorë do të jetë e hapur për qarkullim.

Kjo nuk është vetëm një urë për këmbësorë; është një vepër arti, një zgjidhje moderne hidraulike dhe një atraksion i ri mbi lumin Ibër. Përkushtimi ynë ka një qëllim të qartë: bashkimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Thaçi, i lindur në Llapushnik të Drenasit, ka përfunduar…