I burgosuri i rastit “Kumanova”, Mijallkovit: Me gëzim ju presim në Idrizovë

26 shkurt 2021 | 14:18

Shek Hallaçi i burgosur në rastin “Kumanova” e ku po mbahet në vuajtje të dënimit në burgun e Idrizovës së Maqedonisë ka komentuar dënimin e  Mijallkovit dhe shokëve të tij: “Me gëzim ju presim në Idrizovë”

Pas dënimit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka komentuar Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës.

“Ju presim me gëzim”, shkruan ai mes tjerash, raporton gazeta Lajm.

“Ne edhe ashtu jemi këtu, edhe pse se kemi vendin këtu, por meqenëse jemi ku jemi, ju presim më gëzim edhe juve këtu në IDRIZOVË”, komenton Hallaçi.

Mijallkov është dërguar në burgun e Shutkës, por pasi të bëhet dënimi i plotfuqishëm, mund të transferohet në Idrizovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Lista Serbe…