I kalon makina përsipër derisa flinte në rrugë

15 nëntor 2018 | 16:21

Një i dehur, që e kishte zënë gjumi në rrugë, ka shpëtuar për mrekulli pasi u mor zvarrë nga një makinë. I dehuri me fat po shkonte në shtëpi gjatë natës, kur u shtri në mes të një rruge në Kinë.

Një makinë që po kalonte me shpejtësi nuk e vuri re dhe e shtypi duke e çuar disa metra larg. Kur e kuptoi çfarë ndodhi, shoferi ndaloi makinën dhe telefonoi policinë. Por, i mbijetoi aksidentit vetëm me disa gërvishtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha (Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946…