I pari i Prishtinës, Përparim Rama, betohet sot
09 dhjetor 2025
| 07:44
Përparim Rama sot do ta bëjë betimin si kryetar i Prishtinës, duke shënuar nisjen zyrtare të mandatit të tij të ri.
Seanca inauguruese e Kuvendit Komunal të Prishtinës do të mbahet të martën, nga ora 10:00, ku krahas Ramës do të betohen edhe anëtarët e tjerë të Kuvendit Komunal.
Rama fitoi zgjedhjet lokale në kryeqytet duke mposhtur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çekun.



