I riu që u shuar aksidentalisht në Natën e Zjarreve në Prekaz, më 7 mars 2001, Hadergjonaj: I shpëtove masakrës së Mejë, të mori plumbi i pakontrolluar
07 mars 2025
| 13:26
Hasan Ibër Rexhaj nga komuna e Gjakovës, kishte shkruar për të festuar Natën e Zjarreve në Prekaz në vitin 2001, por që nga një plumb i pakontrolluar e kishte goditur për vdekje. Hasani gjatës luftës i kishte shpëtuar masakrës së Mejës në Gjakovë, ndërsa babai i tij tani dëshmor i UÇK-së.
Ish-deputetja Safete Hadergjonaj e ka kujtuar ditën e vrasjes, së tij nga plumbi i pakontrolluar.
Kujtimi i Hadërgjonajt:
Hasan Iber Rexhaj, dhimbja jonë e madhe.
I shpëtove masakrës së Mejes, u shuve nga plumbi i pakontrolluar në Natën e Zjarreve në Prekazin e vitit 2001.
Sa i mirë që ishe e sa shumë ia dije vlerën lirisë që nuk e shijove, e për të cilën dhe dëshmor më të shtrenjtin babë Ibër Rexhaj.
Gjithmonë do të mbetesh në kujtimet tona Hasan!



