I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton: Do të kemi një ditë të dytë vere

11 maj 2025 | 11:05

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.

Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Liria, djali Shkëlzen Berisha, bashkëshortja e tij Armina Mevlani.

Gjithashtu ishin edhe dy fëmijët e Shkëlzen Berishës, të cilët votojnë për herë të parë, raporton TCh.

“Thirrje zemre, të votojnë të votojnë për veten e tyre, për fëmijët, pensionet dhe rrogat e tyre, punën, punësimin, biznesin fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen. Do të kemi një ditë të dytë vere, thirrja ime votoni, votoni”, ka deklaruar Berisha.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri sot votohet për zgjedhjet parlamentare të cilat shihen…