Iachini emërohet trajneri i Fiorentinës

30 korrik 2020 | 17:12

Beppe Iachini do të jetë trajneri i Fiorentina për sezonin 2020/21.

Fiorentina kanë njoftuar zyrtarisht se Beppe Iachini do të jetë njeriu që drejton skuadrën ‘Viola’ në sezonin 2020/21.

Iachini zëvendësonte Vincenzo Montellan, i cili shkarkohej pas humbjes 4:1 ndaj Romës, në dhjetor. Italiani nënshkruante kontratë deri në fund të sezonit aktual.

Por, presidenti i Fiorentina, Rocco Commisso ka njoftuar se Iachini do të qëndrojë edhe sezonin tjetër në ‘Artemio Franchi’. Mbetet të shihet nëse Iachini do të mund të bëjë më mirë sezonin e ardhshëm, sesa në këtë pjesë sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut ka publikuar bilancin e 24 orëve me…