
Ibra humb ndeshjen ndaj Lazios
08 shkurt 2022
| 12:41
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kupës që Milani e zhvillon ndaj Lazios, raporton “Epoka e re”.
Ky nuk është lajmi i keq i vetëm për trajnerin Stefano Pioli, i cili mund të mos e ketë në skuadër sulmuesin edhe për ndeshjen kundër Sampdorias në Serie A. Futbollisti suedez pritet të rikthehet kundër Salernitanas, ndeshje e cila zhvillohet më 19 shkurt.
Ndeshja Milan-Lazio zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 21:00.