Identifikohet i dyshuari për vrasjen në Hajvali

11 gusht 2025 | 23:29

Personi që dyshohet për vrasjen e 41-vjeçarit Muhamet Matoshi, sonte në Hajvali të Prishtinës, është Xhemajl Nuhiu, raporton Sinjali.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Minatori”, ku viktima u qëllua me armë zjarri dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Sipas burimeve, hetimet janë ende në zhvillim dhe Policia e Kosovës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për arrestimin e të dyshuarit.

Motivi i vrasjes deri më tani mbetet i paqartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personi që u vra sonte në fshatin Hajvali të Prishtinës…