Igli Tare largon serbin Luka Jović nga Milani

29 qershor 2025 | 18:47

AC Milan ka konfirmuar largimin e Luka Jović, sulmuesit të Kombëtares së Serbisë, i cili tani ka mbetur pa klub.

Vendimi për prishjen e bashkëpunimit me Jovićin thuhet se është marrë nën ndikimin e Igli Tares, që ka rol vendimtar në strategjinë sportive të klubit.

Sulmuesi 26-vjeçar nuk arriti të bindë plotësisht me paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar, ku zhvilloi 15 ndeshje dhe shënoi vetëm dy gola.

Milani tashmë është në kërkim të opsioneve të reja për fazën sulmuese, ndërsa Jovic do të synojë të gjejë një destinacion të ri për të rifilluar karrierën e tij në nivel të lartë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka bërë një reagim të…