IKD: Disa gjyqtarë tregojnë qasje selektive dhe trajtim të pabarabartë të palëve

29 nëntor 2020 | 13:18

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, publikon raportin “Drejtësia Civile 2019”.

Ky raport është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejt të drejtësisë civile nga IKD gjatë vitit 2019, ku përfshihen 1 715 seanca gjyqësore të monitoruara nga IKD.

Sipas raportit, përkundër garantimit të efikasitetit në letër, drejtësia civile vazhdon të jetë drejtësi e vonuar për qytetarët e Republikës së Kosovës. “Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës kanë garantuar efikasitet dhe cilësi të drejtësisë civile për të gjitha kontestet juridiko-civile. Por, përballë kësaj, IKD gjatë monitorimit sistematik të drejtësisë civile gjen se këto garanci kanë mbetur në letër, dhe të pazbatuara në praktikë. Kjo pasi gjetjet e monitorimit të IKD-së tregojnë se procedurat gjyqësore civile zvarriten në pothuajse secilën fazë procedurale, që nga caktimi i seancës përgatitore, përgjigja në padi, shqyrtimi gjyqësor etj. Të gjitha këto shkelje në fund përbëjnë zvarritje e madhe të lëndëve civile, që në disa raste është edhe me dekada”, ka bërë me dije IKD-ja.

Një ndër arsyet kryesore të kësaj zvarritje, sipas këtij instituti, konsiderohet numri i madh i lëndëve civile me të cilat është i ngarkuar sistemi gjyqësor. “Në kuptim të këtij fakti që pengon zhvillimin e gjykimeve brenda këtij afati të arsyeshëm, në drejtësinë civile në shkallë të parë që nga viti 2016 nuk ka pasur progres, pasi numri i lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti vazhdimisht është ngritur. Nga viti 2016 e deri në vitin 2018 njëjtë ka ndodhur edhe në Gjykatën e Apelit, por se ky trend negativ është ndalur në vitin 2019, kur Gjykata e Apelit është përforcuar me gjyqtarë, dhe numri i lëndëve të pazgjidhura që barten vit pas viti ka rënë, derisa ngarkesa me lëndë në Gjykatën Supreme përballon gjykimin e rasteve civile brenda një afati të arsyeshëm kohor. Sa i përket performancës së gjyqtarëve, IKD gjen se shprehur në mesatare, gjyqtarët e gjykatave themelore nuk kanë arritur të zgjidhin lëndë aq sa është e përcaktuar nga KGJK me anë të normës orientuese, derisa këtë normë e kanë arritur gjyqtarët e Gjykatës së Apelit. Por, nëse trajtojmë performancën e gjyqtarëve veç e veç, IKD gjenë se ka një disbalanc të theksuar të numrit të lëndëve të zgjidhura në mes të gjyqtarëve”, ka vlerësuar ky institut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Etiopisë pretendon se ka fituar kontrollin e disa…