IKSHPK-ja: Bartja e maskave shpëton jetë!

11 korrik 2020 | 16:45

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar edhe një herë që qytetarët të respektojnë rregullat anti-Covid.

IKSHPK-ja ka shkruar në faqen zyrtare se: “Bartja e maskave shpëton jetë!”.

Dje janë testuar 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 205 raste. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarave 4.512.

Fotografia e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

(V.Z / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas rritjes drastike…