IKShPK: Rritja e temperaturave rrezikon helmime ushqimore

08 korrik 2025 | 13:24

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka alarmuar për rritje të rrezikut të helmimeve ushqimore për shkak të temperaturave të larta. “Siguria ushqimore u referohet të gjitha rreziqeve të cilat mund t’i shkaktojnë dëme ushqimit dhe përmes tij, shëndetit të popullatës. Në verë për shkak të temperaturave të larta rritet rreziku i helmimeve ushqimore. Mikroorganizmat shumohen më shpejt dhe ushqimi prishet më lehtë. Prandaj, kujdesi gjatë përgatitjes dhe ruajtjes së ushqimit është shumë i rëndësishëm për të shmangur sëmundjet”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Sipas këtij njoftimi, IKShPK-ja  ka vlerësuar se kontaminimi i ushqimeve mund të vjen nga duart e papastërta, ushqimet, uji, kafshët shtëpiake, insektet, etj.

Më tutje, IKShPK-ja ka theksuar se ushqimi duhet të gatuhet mirë dhe të konsumohet menjëherë pas përgatitjes.

“Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt: më të nxehtë mbi 60 gradë celsius, në frigorifer nën 5 gradë celsius. Mishi i ngrirë dhe mishi i shpendëve duhet të shkrihen tërësisht përpara gatimit.  Ringroheni mirë ushqimin e ruajtur: para konsumit, sigurohuni që ushqimi të arrijë përsëri 70 gradë celsius. Shmangni kontaktin mes ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar: Përdorni thika dhe dërrasa të ndara për secilin. Lani duart shpesh dhe si duhet: para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas tualetit, pas ndërrimit/pastrimit të foshnjave apo pas kontaktit me kafshë. Mbani pastër kuzhinën dhe enët: pecetat dhe leckat ndërroni rregullisht dhe ziejini nëse kontaminohen.  Mbroni ushqimin nga insektet dhe brejtësit: mbajeni ushqimin në enë të mbyllura me kapak. Përdorni ujë të pastër dhe të sigurt: Nëse dyshoni në cilësinë e ujit, vlojeni para përdorimit. Kontrolloni datat e skadimit dhe freskinë: shmangni produktet me erë apo pamje të pazakontë. Kujdes me ushqimin jashtë shtëpisë: përdorni frigoriferë dore ose enë termoizoluese në piknik apo udhëtime”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Njoftimi i plotë i IKShPK-së dhe pa nderhyrje:

Siguria ushqimore u referohet të gjitha rreziqeve të cilat mund t’i shkaktojnë dëme ushqimit dhe përmes tij, shëndetit të popullatës.

Në verë, për shkak të temperaturave të larta, rritet rreziku i helmimeve ushqimore. Mikroorganizmat shumohen më shpejt dhe ushqimi prishet më lehtë. Prandaj, kujdesi gjatë përgatitjes dhe ruajtjes së ushqimit është shumë i rëndësishëm për të shmangur sëmundjet.

Kontaminimi i ushqimeve mund të vijë nga: duart e papastërta, ushqimet, uji, kafshët shtëpiake, insektet etj.

Si ndodhin helmimet nga ushqimi?

Helmimet shkaktohen nga konsumimi i ushqimeve të kontaminuara me:

  • Bakterie, viruse apo parazitë
  • Kimikate të dëmshme
  • Prania në ushqim e mbetjeve si kocka, metale apo fije floku
  • Mungesë higjiene gjatë përgatitjes apo ruajtjes së ushqimit

Për të gjitha helmimet ushqimore karakteristikë është paraqitja e shpejtë e simptomave: temperatura, dhimbje barku, të vjella dhe barkqitje.

Si të mbroheni?

  • Gatuani mirë ushqimin: Posaçërisht mishin, vezët dhe qumështin – të gjitha pjesët duhet të arrijnë temperaturën 70°C.
  • Konsumoni ushqimin menjëherë pas përgatitjes: Sa më gjatë të qëndrojë, aq më i madh është rreziku i kontaminimit. Ushqimet për fëmijët nuk duhet të ruhen në përgjithësi, duhet të konsumohen sa më parë pas përgatitjes.
  • Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt: Në të nxehtë mbi 60°C, në frigorifer nën 5°C. Mishi i ngrirë dhe mishi i shpendëve duhet të shkrihen tërësisht përpara gatimit.
  • Ringroheni mirë ushqimin e ruajtur: Para konsumit, sigurohuni që ushqimi të arrijë përsëri 70°C.
  • Shmangni kontaktin mes ushqimit të papërpunuar dhe atij të gatuar: Përdorni thika dhe dërrasa të ndara për secilin.
  • Lani duart shpesh dhe si duhet: Para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas tualetit, pas ndërrimit/pastrimit të foshnjave apo pas kontaktit me kafshë.
  • Mbani pastër kuzhinën dhe enët: Pecetat dhe leckat ndërroni rregullisht dhe ziejini nëse kontaminohen.
  • Mbroni ushqimin nga insektet dhe brejtësit: Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura me kapak.
  • Përdorni ujë të pastër dhe të sigurt: Nëse dyshoni në cilësinë e ujit, vlojeni para përdorimit.
  • Kontrolloni datat e skadimit dhe freskinë: Shmangni produktet me erë apo pamje të pazakontë.
  • Kujdes me ushqimin jashtë shtëpisë: Përdorni frigoriferë dore ose enë termoizoluese në piknik apo udhëtime.

Vera e sigurt fillon nga kuzhina!

Respektoni rregullat e higjienës dhe sigurisë ushqimore për të kaluar një verë të shëndetshme e pa probleme.

Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për…