
Ilazi: Viti 2020, vit i kompletimit të infrastrukturës rrugore
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi së bashku me bashkëpunëtorë komunalë, ka vizituar nga afër punimet përfundimtare që po realizohen në projektin “Ndërtimi i trotuarit në Lagjen Topall- Soponicë”.
Kryetari Ilazi ka thënë se projekte të tilla po mundësojnë krijimin e kushteve më të sigurta për këmbësorë, sidomos për fëmijë që kalojnë në këtë pjesë për vijim të shkollës.
Ai ka thënë se viti 2020 është vit i kompletimit të infrastrukturës rrugore edhe me trotuare.
Trotuari në lagjen Topalli-Sponicë ka një gjatësi 870 metra. Kostoja e projektit është 22,767.53 euro.
Krahas punimit të trotuarit janë duke u punuar edhe bazamentet e ndriçimit publik.
Këtë vit janë investuar mijëra euro në rregullimin e trotuareve në hapësira të frekuentuara e në zona që kanë paraqitur rrezik për këmbësorë.
(Q.R / Epoka e re)