Ilir Fetahu i hyn garës për deputet
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë, juristi Ilir Fetahu, është propozuar nga dega e partisë për të qenë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Fetahu garon për herë të parë për deputet, ndërsa në LDK vlerësohet për angazhimin e tij shumëvjeçar politik dhe për kontributin familjar në këtë subjekt. Lajmin për kandidaturën e Fetahut e ka bërë të ditur bashkëpartiaku i tij, Bedri Nika, i cili ka uruar publikisht përmes një postimi.
Urimi i plotë i Bedri Nikës:
Urime nga zemra, Ilir Fetahu, për nominimin tënd në listën e LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit! Ky është një vlerësim i merituar për punën, karakterin dhe besnikërinë tënde ndaj vlerave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ti e meriton votën e çdo votuesi të LDK-së — sepse i përfaqëson me dinjitet, maturi dhe punë të ndershme. Sot, publikisht po ta jap fjalën time: do të angazhohem maksimalisht, pa asnjë rezervë, për të kontaktuar çdo votues dhe për të siguruar mbështetjen që ti e meriton. Me njerëz si ti, LDK forcohet. Me njerëz si ti, Kosova fiton. Me njerëz si ti, politika merr kuptim. Urime dhe suksese, miku im!



