Ilir Meta çon në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

11 korrik 2025 | 16:21

Ish-presidenti i Shqipërisë, lir Meta, ka dorëzuar në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg.

Përmes avokatit Kujtim Cakrani, Meta ka kërkuar në Kushtetuese lirimin nga qelia.

Ai ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt.

Gjithashtu, Meta ka kërkuar edhe shfuqizimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg.

Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington. /EuronewsAlbania

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha…