Imazhet satelitore konfirmojnë goditjen e rëndë që Ukraina i shkaktoi aviacionit strategjik rus

04 qershor 2025 | 17:11

Impakti i sulmit të guximshëm me dron të Ukrainës thellë brenda Rusisë gjatë fundjavës është kapur në imazhe satelitore, të cilat sugjerojnë se një numër bombarduesish strategjikë janë dëmtuan rëndë ose janë shkatërruar plotësisht.

I kryer të dielën, “Operacioni Rrjeti i Merimangës” u planifikua gjatë një periudhe 18-mujore dhe u ekzekutua nga shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës. Kamionë me dronë të kontrabanduar u futën mijëra kilometra në territorin rus përpara se të lëshoheshin pranë bazave ajrore për të shkatërruar sa më shumë avionë të ishte e mundur, thanë zyrtarët në Kiev.

Në një konfirmim të rrallë të humbjeve të tilla, Rusia tha se Ukraina sulmoi fushat ajrore në pesë rajone, duke shkaktuar që disa avionë të merrnin flakë. “Sulmet ndodhën në rajonet Murmansk, Irkutsk, Ivanovo, Ryazan dhe Amur. Mbrojtja ajrore i zmbrapsi sulmet në të gjitha përveç dy rajoneve, Murmansk dhe Irkutsk”, pretendoi të dielën ministria e mbrojtjes e Moskës.

Imazhet e reja satelitore nga Capella Space, një kompani satelitore, tregojnë një pamje para dhe pas të fushës ajrore të vendosur në Irkutsk, një rajon siberian.

Imazhet e 2 qershorit, një ditë pas operacionit të Ukrainës, paraqesin mbeturinat e çmontuara dhe mbetjet e hirit të disa avionëve të vendosur përgjatë pistës së bazës ajrore ushtarake Belaya ose të parkuar në muret mbrojtëse aty pranë.

Ekspertët kanë thënë se shkatërrimi i parë në këto imazhe konfirmon se Rusia pësoi humbjen e disa avionëve.

Ata shtojnë se imazhet satelitore SAR mendohet se tregojnë mbetjet e dy bombarduesve strategjikë Tu-22 të shkatërruar – bombardues strategjikë supersonikë me rreze të gjatë veprimi që janë përdorur për të nisur sulme me raketa kundër Ukrainës.

Imazhet SAR dhe pamjet e sulmeve të postuara në mediat sociale treguan gjithashtu se katër bombardues strategjikë Tu-95 ishin shkatërruar ose dëmtuar rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shkencëtarë kinezë janë arrestuar për kontrabandë në Shtetet e…