Indeksi për Lirinë e Shtypit, Hoti: Kjo nuk është vetëm një statistikë, është një alarm për Kosovën

02 maj 2025 | 15:30

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova sot mban pozitën më të keqe në rajon dhe Bashkimin Evropian për lirinë e mediave, pasi Kosova është radhitur 24 pozita më poshtë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij.

Në një postim në “Facebook”, ai ka thënë se kjo nuk është vetëm një statistikë – është një alarm.

“Liria e shtypit është themel i demokracisë. Pa media të lira, nuk ka transparencë, nuk ka drejtësi, nuk ka llogaridhënie”.

“Është obligimi ynë ta kundërshtojmë këtë mentalitet të pushtetit për presionet, frikësimet dhe përpjekjet katërvjeçare për të heshtur zërin e së vërtetës!”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N.T.P. "Ido Trade" me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme…