Indiana eliminon Clevelandin nga ‘play-off’, Oklahoma merr fitoren e tretë

14 maj 2025 | 11:55

Indiana Pacers kanë shkaktuar befasinë e parë të madhe në “play-off” të NBA-së këtë sezon, duke eliminuar Cleveland Cavaliers, skuadrën më të mirë të Konferencës Lindore në sezonin e rregullt. Pacers siguruan fitoren e katërt në serinë gjysmëfinale me rezultat 114:105 dhe u kualifikuan në finalen e Konferencës Lindore me epërsi 4:1 në seri. Fitorja u arrit në udhëtim, ku Tyrese Haliburton shkëlqeu me 31 pikë, 8 asistime dhe 6 kërcime. Pascal Siakam gjithashtu kontribuoi me 21 pikë dhe 8 kërcime.

Nga ana tjetër, Donovan Mitchell ishte përsëri lojtari më i dalluar te Cavaliers, duke shënuar 35 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. Cleveland kishte përfunduar sezonin e rregullt me rekord mbresëlënës 64-18 dhe ishte favoriti kryesor për titullin e Konferencës Lindore.

Megjithatë, ky eliminim i hershëm është një goditje e madhe për skuadrën dhe tifozët e saj, që prisnin më shumë në këtë kampanjë. Indiana tani pret kundërshtarin e radhës në finale, që do të dalë nga përballja mes New York Knicks dhe Boston Celtics, me Knicks që udhëheqin 3-1. Ndërkohë në Konferencën Perëndimore, Oklahoma City Thunder janë në epërsi 3-2 ndaj Denver Nuggets 112:105, Shai-Golgeoud-Alexander ishte më meritori për këtë fitoren me 31 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim…