Infermierja tregon se si doli brenda 24 orëve edhe negativ edhe pozitiv me Covid

02 shtator 11:10

Një rast i çuditshëm ka ndodhur më një infermiere në Kosove në lidhe me testin e covid-19.

Shqipe Kadriu, infermiere në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK) shprehet se për 24 orë ka marrë dy rezultate të testit për Covid-19.

Në një postim në Facebook, ajo shprehet se kur bëri testin e parë nuk tregoi se ku punonte dhe doli pozitiv. Të nesërmen pasi u rikthye në punë, bëri sërish testin dhe doli negative.

“Receta për me kalu covidin per 24 ore: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoj, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj. Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu, tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku. Zoti e boftë hajr”, – shkruan ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua nga India kohët e fundit bëri kërkesë për…