
Informata mbi masat mbrojtëse ndaj ekspozimeve në temperaturat e larta në mjedise të punës
27 qershor 2025
| 11:07
Temperaturat e larta që mbretërojnë gjatë periudhës së verës ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut e sidomos te grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik, të moshuarit dhe punëtorët.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka theksuar se këtij rreziku i nënshtrohen edhe personat që punojnë në mjedise të hapura si bujqësi, pylltari, ndërtimtari, pastrim dhe mirëmbajtje të parqeve, mirëmbajtje dhe rregullim të rrugëve, punonjësit e shërbimeve emergjente si dhe profesioneve tjera që ndikohen nga rritja e temperaturave të ambientit të jashtëm.
Punëtorët në ambiente të brendshme gjithashtu mund të jenë në rrezik, sidomos nëse punojnë në industri të ngarkuara me nxehtësi ose kryejnë punë fizike, ata që punojnë në makineri që operohen nga kabina pa ftohje (p.sh. vinça), ata që kryejnë punë fizike të rëndë ose ata që duhet të përdorin pajisje mbrojtëse personale në kushte të nxehta.
Mbi kohën e lejuar për punë në ambiente të jashtme në temperatura të larta rekomandojmë që ti referoheni Rregullores MPMS Nr.01/2020 për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, faqe 41 dhe 42, të vendosur në këtë vegëz https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=10181
P
ër më tepër informata për mbrojtjen e të punësuarve gjatë temperatura të larta, rekomandojmë që ti referoheni dokumentit “Nxehtësia në punë – Udhëzues për vendet e punës”; të vendosur në këtë vegëz https://mfpt.rks-gov.net/…/b46f1215-2a3c-43b9-8153…
Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë, efektet në shëndet manifestohen në prishjen e komfortit, djersitje, skuqje dhe djegie të lëkurës, goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellë me ngërçe, vjellje, barkqitje, komplikime më të shpeshta në sistemin kardiovaskular, pulmonar, insuficiencë renale dhe goditje në tru.