Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës INFRAKOS, publikon këtë shpallje publike për dhënien e pronës me qira

22 nëntor 15:33

NJOFTIM

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës INFRAKOS Sh.A. me qëllim të shfrytëzimit të pronës për qëllime komerciale dhe për të i’u dhënë mundësi të gjithë të interesuarave për të aplikuar, publikon këtë shpallje publike për dhënien e pronës me qira.

Prona për dhënie me qira përbëhet nga hapësira të hapura dhe objekte të ndryshme të cilat gjenden kryesisht përgjatë vijave hekurudhore në vende të ndryshme si: Prishtinë, Ferizaj, Fushë Kosovë, Klinë, Pejë, Mitrovicë, Lipjan, Xërxë, Kaçanik, Podujevë dhe disa vende tjera.

Për më shumë informacione dhe detaje tjera rreth pronave që mund të jepen me qira, ju lutem referojuni linkut: www.infrakos.com

Mënyra e shfrytëzimit dhe kushtet tjera, duke përfshirë edhe ato financiare janë të përcaktuara me rregulloren e brendshme për dhënien e pronës me qira.

Përzgjedhja e qiramarrësve do të bëhet në bazë të kushteve më të mira financiare të ofruara, projekteve ideore dhe kushteve tjera teknike.

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë personat juridik për pronat e caktuara dhe personat fizik.

Kjo shpallje publike mbete e hapur nga data 22 nëntor deri më 22 dhjetor 2021.

Për të zgjedhur pronën në këtë shpallje publike më poshtë mund të klikoni në link: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe…