Iniesta nuk ndalet, rinovon me Vissel Kobe

11 maj 2021 | 16:36

Andres Iniesta nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Ish-ylli i Barcelonës i dhuroi vetes për ditëlindjen e 37 rinovimin e kontratës me skuadrën e Vissel Kobes, pjesë e së cilës është nga viti 2018.

Mesfushori ka nisur sezonin e tij të 4-t në Japoni dhe vendosi ta zgjaste qëndrimin duke firmosur deri në fund të vitit 2023. Iniesta gjatë karrierës së tij ka luajtur 442 ndeshje me Barcelonën derisa ka realizuar 32 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lulzim Sahiti Në maj të vitit 1999, mbi pozicionet…