INJECT-i përmbyll konferencën për sigurimin e të drejtave pronësore të grave

25 maj 2022 | 16:36

Organizata joqeveritare “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT” ka organizuar të mërkurën konferencën përmbyllëse të projektit me titull: “Sigurimi i të drejtave pronësore të grave përmes rritjes së kapaciteteve institucionale në Kosovë”.

Ky projekt është financuar nga UNMIK-u dhe realizuar nga “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT”.

Qëllimi i kësaj konference ka qenë raportimi i rezultateve nga aktivitetet e INJECT, ndër topromovimi i hulumtimit të realizuar nga INJECT me titull: “Hulumtim ligjor rreth ndarjes së pasurisë së përbashkët dhe mbajtjes financiare – Ligji dhe praktika gjyqësore në Kosovë” si dhe diskutimi i opinionit ligjor rreth nenit 54 të Ligjit për familjen në Kosovë dhe raporti i monitorimit të seancave gjyqësore në lidhje me dhunën në familje.

Në këtë konferencë si panelist ishin përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Themelore e Prishtinës, donatori dhe organizata ndërkombëtare të pranishme në Kosovë dhe mbi 100 pjesëmarrës të tjerë nga gjyqësori, institucionet e rendit dhe ligjit,shoqëria civile, mediat, etj.

“Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi-INJECT”  është krijuar për t’i fuqizuar ligjërisht gratë dhe për të avokuar tek institucionet për mbrojtjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të grave.

Sundimi i ligjit, llogaridhënia, transparenca, ngritja e kapaciteteve të institucioneve të rendit dhe ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut, fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe ngritja e vetëdijes shoqërore, janë fushat ku INJECT-i kontribuon për të arritur vizionin e saj. INJECT-i është themeluar në vitin 2018.

Për më shumë vizito: https://inject-ks.org/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se kriza për bileta ka prekur edhe tifozët që…