Institucionet paralajmërojnë rrezik nga vërshimet, u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes

18 nëntor 2025 | 08:26

Sipas parashikimeve të motit dhe rritjes së nivelit të ujërave, është paralajmëruar se gjatë ditës së martë mund të ekzistojë rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë orëve në vijim.

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, ka bërë apel të qytetarët që të ndërmarrin masat si më poshtë;

-Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave;

-Mos parkoni automjetet në zona të ulëta ose të rrezikuara;

-Siguroni bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit.

“KRU ‘Prishtina’ me të gjitha kapacitetet teknike dhe humane  është në gjendje gatishmërie për t’u dal në ndihmë konsumatorëve. Ndiqni njoftimet zyrtare dhe udhëzimet nga institucionet përkatëse”, thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dalë me një apel për qytetarët pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik se në dy ditët e ardhshme mund të ketë vërshime dhe përmbytje.

Sipas IHMK-së, këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara.

IHMK u bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh, dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit…