
Instituti Albanologjik nderon veprën e dr. Resmije Kryeziut
14 tetor 2025
| 08:28
Instituti Albanologjik në Prishtinë, gjegjësisht Dega e Letërsisë, do të organizojë sot tryezë shkencore në shenjë të 80-vjetorit të lindjes së profesoreshës, studiueses dhe krijueses së respektuar, Dr. Resmije Kryeziu, duke e nderuar kështu veprën e njëres prej albanologeve më të vlershme që ka vendi ynë.
Dr. Resmije Kryeziu është ish-punonjëse shkencore e Institutit Albanologjik dhe emri i saj e nderon këtë institucion kërkimor dhe shkencor.
Tryeza do të mbahet më 14.10.2025, ora 11:00, në Institutin Albanologjik.