Inteligjenca artificiale kalon njeriun edhe në realitetin virtual

12 maj 2018 | 20:29

Një sukses i ri regjistrohet për inteligjencën artificiale, ku një program informatik orientohet në mënyrë më efikase se sa njeriu në realitetin virtual sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature”.

“Programi doli më mirë se sa një lojtar profesionist, duke lundruar me fleksibilitet, duke marrë rrugë të reja dhe shkurtime sapo këto të fundit bëheshin të qasshme”, shpjegojnë shkencëtarët e sipërmarrjes britanike “DeepMind”.

Filiali i Googlet i specializuar në inteligjencën artificiale është i famshëm gjithashtu për krijimin e “AlphaGo” që mundi kampionin e botës në lojën “Go”.

“Deep learning” (të mësuarit në thellësi) i mundëson makinave të zhvillojnë detyra komplekse për të cilat ato janë stërvitur, si njohja e zërit apo e fytyrave. Ky mësim mbështetet mbi rrjete neuronesh artificiale, sisteme informatike të modeluara sipas atyre të njeriut.

Truri i njeriut është i aftë të vlerësojë se ku jemi dhe ku do të shkojmë duke integruar sinjale të shumëfishta, transmeton atsh. Por studiuesit nuk janë frymëzuar drejtpërdrejtë nga qarqet e trurit të njeriut që veprojnë si një “GPS e brendshme” për të krijuar programin e tyre, ata thjeshtë e kanë stërvitur të gjejë pozicionin e tij në funksion të shpejtësisë.

Në këtë studim, Andrea Banino, studiues në DeepMind dhe kolegët e tij panë të shfaqet një organizim i rrjeteve të neuroneve artificiale që kanë një ngjashmëri të madhe me ato të para tek gjitarët brejtës.

Për studiuesit, këto punime mund të ndihmojnë për të kuptuar me mirë funksionimin e qelizave cerebrale të njeriut përgjegjëse për orientimin në hapësirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Krimeve të Rënda e Shqipërisë, ka vendosur ditën e…