
Interesim i madh në “Americana Fest” pranë BKK-së
30 maj 2025
| 13:32
Sot Këndi Amerikan i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në kuadër të festës “Americana Fest”, në bashkëpunim me disa partnerë, është duke organizuar një aktivitet të veçantë për studentë në disa tenda në platenë e kësaj biblioteke.
Aktiviteti ka nisur në orën 11:00 dhe do të përfundojë në orën 15:00.
Studentët e interesuar për anëtarësim falas në bibliotekë po marrin pjesë edhe në kuizin interaktiv. Në rast se përgjigjen saktë në dhjetë pyetjet e përgatitura nga Këndi Amerikan, do të fitojnë anëtarësim falas për një vit. Sipas BKK-së, numri i anëtarësimeve është i kufizuar dhe numri i vizitorëve është i madh, ka njoftuar Durim Hasaj, punonjës i Bibliotekës Kombëtare në Këndin Amerikan.