Interi arrin fitore minimale ndaj Atalantës

08 mars 2021 | 23:14

Interi vijon të fitojë në Seria A edhe pse në fakt pa shkëlqim.

Skuadra e Antonio Contes mori një fitore minimale 1-0 ndaj Atalantë, një ndeshje e dominuar totalisht nga bergamaskët.

Ekipi i Gasperinit krijoi shumë shanse shënimi duke qëndruar gjithë ndeshjen në sulm, por do të befasoheshin në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 54-t, Skriniar shënoi me fat pas një topi të mbetur në zonë.

Interi bëri vetëm këtë goditje të gjithë ndeshjen, duke marrë 3 pikë.

Ndeshje fantastike për Gjimshitin, që luajti për 80 minuta, duke qenë më i miri në fushën e lojë për ekipin e tij dhe duke frenuar në perfeksion Lukakun. Interi mbetet në krye me 62 pikë, 6 më shumë se Milani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Është katastrofa humanitare më e madhe e historisë së vendit…