Interi e kërkon Donnarumman

07 korrik 2025 | 15:11

Tani nuk është më sekret që Interi ndjek Gigi Donnarummën. Zikaltërit kërkojnë prej vitesh portierin e PSG-së, por asnjëherë nuk janë krijuar kushtet e duhura për transferimin e tij. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, klubi nga Milano ka gati propozimin për “gardianin”.

Kontratë 5-vjeçare dhe rrogë e lartë për Donnarummën, kjo është ideja e Interit, me këta të fundit që do provojnë të “joshin” 26-vjeçarin. Në karrierën e tij, portieri krenohet me 251 paraqitje me Milanin, 159 me PSG-në dhe 74 paraqitje me Italinë.

Ai ka një fituar një Kampionat Evropian, një Ligë të Kampionëve, 4 Ligue 1, një Superkupë Italiane, 3 Superkupa Franceze dhe 2 Kupa Franceze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë në hyrje të Shqipërisë,…