Interi fiton në minutat e shtesës ndaj Veronës
02 nëntor 2025
| 14:57
Interi ka arritur të fitojë në udhëtim te Verona në javën e 10-të të Serie A.
Skuadra e Cristian Chivu ia doli të fitonte 1-2 në stadiumin Bentegodi. Zielinski shënoi një gol fenomenal në minutën e 16-të pas asistimit të Çalhanoglut.
Verona barazoi me golin e bukur të Giovane në minutën e 40-të. Zikaltërit golin e fitores e shënuan në minutën 90+4 pas një autogoli të Freses.
Interi me këtë fitore ka 21 pikë në vendin e tretë 1 më pak se Napoli kryesues. Verona ndërkohë ka 5 pikë në vendin e 18-të.
Javën e ardhshme Interi pret Lazion ndërsa Verona udhëton te Lecce.



