Interi i humbet 15 milionë euro, pas vendimit të Kristjan Asllanit

27 korrik 2025 | 14:41

Gazzetta dello Sport konfirmon se Kristjan Asllani nuk është më pjesë e projektit të Interit, por mesfushori i kombëtares shqiptare dëshiron të qëndrojë në Serie A dhe tashmë ka refuzuar një transferim përfundimtar prej 15 milionë eurosh te Real Betis.

Asllani është i vetëdijshëm që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu për sezonin 2025-26, veçanërisht pas afrimit të Petar Sucic, i cili debutoi me Interin në Kupën e Botës për Klube këtë verë.

Pavarësisht kësaj, 23-vjeçari nuk dëshiron të transferohet jashtë Italisë. Interi e ka vlerësuar largimin e tij me një shitje të plotë prej së paku 15 milionë euro, çka e bën më të lehtë transferimin në ndonjë klub të huaj — por dëshira e Asllanit është të qëndrojë në Serie A.

Bologna dhe Fiorentina janë përmendur si klube të interesuara, por deri tani vetëm në formë huazimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati francez, Jean-Noël Barrot nuk ka specifikuar se cilat vende…