
Interi transferon Correan
Skuadra e Interit ka arritur marrëveshje me sulmuesin argjentinas, Joaquin Correa nga Lazio. Lajmin e ka konfirmuar vet klubi, përmes një postimi në faqen zyrtare “Twitter”.
Pas transferimit të Hakan Calhanoglut, Denzel Dumfriesit dhe Edin Dzekos, kampioni aktual i Serie A ka siguruar edhe shërbimet e lojtarit 27-vjeçar. Lojtari ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2025.
“FC Internazionale Milano njofton se Joaquin Correa është një lojtar i ri i Nerazzurrëve. Sulmuesi argjentinas i lindur në 1994 arrin nga Lazio në një bazë të përkohshme me detyrimin për të transformuar huazimin në një transferim të përhershëm. Correa ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2025. Mirë se vini Joaquin”, thuhet në njoftimin e Interit.
Përfaqësuesi i Argjentinës iu bashkua Interit në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje për rreth 30 milionë euro.
🚨 | ANNUNCIO
Joaquín Correa è un nuovo giocatore dell’Inter! ⚫🔵
👉 https://t.co/3RzVQ1Vay4#WelcomeJoaquin #IMInter pic.twitter.com/6gPPXAopxy
— Inter ⭐⭐ (@Inter) August 26, 2021