
Intervista e rrallë e Brad Pitt, flet për herë të parë për ndarjen nga Angelina Jolie
Ylli i kinematografisë, Brad Pitt, ka dhënë një intervistë të rrallë ku ka folur për jetën e tij personale. 61-vjeçari foli për revistën GQ në lidhje me filmin e tij të ri, “F1, duke treguar hapur për ekspozimin e vazhdueshëm të jetës së tij private në publik, por edhe për divorcin e tij të fundit nga Angelina Jolie.
Pas dekadash interesi të madh publik për jetën e tij personale dhe së fundmi një mosmarrëveshjeje ligjore me ish-gruan e tij, duket se aktori i famshëm ka zgjedhur të krijojë një mjedis të sigurt ku mund të jetë vetvetja, larg vëmendjes së vazhdueshme të medias.
Siç deklaroi fillimisht Brad Pitt, ai është mësuar që jeta e tij personale të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.
“Jeta ime personale është gjithmonë në lajme. Për 30 vjet!”, tha 61-vjeçari.
Kur u pyet nëse xhirimi i filmit “F1” ishte një lloj “strehimi” nga presioni i shtypit me jetën e tij private, ylli i kinematografisë shpjegoi se nuk pati kurrë një “arratisje” të vërtetë nga ekspozimi.
“Gjithmonë ka qenë një shqetësim me të cilin më është dashur të përballem, në shkallë të ndryshme, qoftë i vogël apo i madh, pasi bëj atë që dua vërtet të bëj. Është një lloj humbjeje kohe bezdisëse, ose edhe një humbje kohe, nëse e lejon të jetë kështu”, shpjegoi Pitt.
Megjithatë, duket se ai ka gjetur një ekuilibër të brendshëm.
“Në thelb ndihem bukur… Jeta ime është relativisht e rrënjosur. Ndjej ngrohtësi dhe siguri me miqtë e mi, me të dashurit e mi, me familjen time, me dijeninë se kush jam. Pra, e dini, është si një mizë që gumëzhin pranë meje herë pas here”, tha aktori.
Kur u pyet nëse ndihej i lehtësuar që divorci i tij nga aktorja e famshme e Hollywood-it ishte finalizuar, përgjigjja e tij ishte e shkëputur dhe pothuajse indiferente: “Jo, nuk mendoj se ishte diçka kaq e rëndësishme. Thjesht diçka që mori fund. Ligjërisht”.