Intervistë / Tërnava: Të gjithë duhet të angazhohemi që të bëjmë më të mirën për vendin tonë

24 maj 08:20

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka thënë se besimtarët duhet t’i respektojnë vendimet e Bashkërisë Islame të Kosovës dhe të institucioneve tjera profesionale për t’u mos hapur xhamitë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se kështu janë të urdhëruar nga Zoti dhe të udhëzuar nga i dërguari i tij. “Dua t’u them besimtarët që duhet të respektojnë udhëzimet dhe vendimet e Bashkërisë Islame dhe të institucioneve tjera profesionale, sepse kështu na ka urdhëruar Allahu e kështu na ka udhëzuar edhe pejgamberi”, ka thënë Tërnava.

Ai ka sqaruar edhe një herë vendimin e BIK-ut për t’u mos u hapur xhamitë për festën e Fitër Bajramit.

Myftiu ka treguar se rekomandimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës ka qenë se nëse hapen xhamit ekziston rreziku për infektim masiv nga virusi.

“Në bazë të rekomandimeve të tyre kemi vendosur që xhamitë mos të hapen. Me këtë rast dua të them se ne jemi të obliguar fetarisht që për çdo gjë të konsultohemi me ekspert e fushës, ne këtë kemi bërë. Përveç kësaj unë kam pasur konsultime të gjëra edhe me njohësit dhe studiuesit e shquar të sheriatit tek ne, edhe ata më kanë preferuar që duhet kujdes kur është në pyetje shëndeti publik”, është shprehur Tërnava.

Me rastin e Fetës së Bajramit, ai ka dhënë edhe një mesazh edhe për spektrin politik. “Mesazhi im është larg polarizimeve e politizimeve të panevojshme, të shihet interesi i vendit para çdo interesi tjetër, të gjithë jemi vëllezër, duhet të angazhohemi që të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, ka deklaruar ai.

“Epoka e re”: Z. Tërnava, pas takimit që keni pasur me përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) vendoset që xhamitë të mos hapen as për festën e Fitër Bajramit. Pse u vendos kështu?
Myftiu Tërnava: Që nga paraqitja e virusit në vendin tonë ne kemi përcjell më vëmendje gjendjen në të cilinë po hynim, dhe me kohë kemi marrë masat e duhura. Në fillim të paraqitjes së pandemisë kur kemi para rrezikun konkret e real në kemi marr vendim për pezullimin e përkohshëm të namazeve në formë të organizuar në xhamitë tonë. Ka qenë një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të ruajtur popullatën tonë nga rreziku me të cilin përballej. Pas kësaj ne jemi koordinuar me institucionet tonë për të gjetur metodën më të mirë të tu përballuar me këtë virus. Krejt ketë pasi virusi është i panjohur nuk ka ende medikamente e mjekim adekuatet, për ta shmangur virusin udhëzim i institucioneve profesionale jo vetëm te ne por në tërë botën ishte ruajtja e distancës, mos grumbullimin në vende e hapësira të mbyllura dhe ne kemi vepruar në bazë të atyre udhëzimeve.
Ditëve të fundit, e sidomos pas rrethit të dytë të masave liruese nga Ministria e Shëndetësisë, ka pasa kërkesa nga besimtarët tanë që të hapen xhamitë, aq më tepër kur ishim në pjesën e fundit të muajit të madhëruar të ramazanit. Ne kemi parë mundësinë e hapjes së xhamive dhe për këtë kemi shqyrtuar me përgjegjësinë maksimale mundësinë e hapjes së xhamive me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, dhe rekomandimi i tyre ka qenë që nuk është koha, nuk janë kushte, ekziston rreziku reali për infektim masiv. Në bazë të rekomandimeve të tyre kemi vendosur që xhamitë mos të hapen.
Me këtë rast dua të them se ne jemi të obliguar fetarisht që për çdo gjë të konsultohemi me ekspert e fushës, ne këtë kemi bërë.
Përveç kësaj unë kam pasur konsultime të gjëra edhe me njohësit dhe studiuesit e shquar të sheriatit tek ne, edhe ata më kanë preferuar që duhet kujdes kur është në pyetje shëndeti publik.

“Epoka e re”: Një veprim i tillë ka shfaqur pakënaqësi të një pjesë e xhematit. Madje një grup protestojë duke e falur namaz në shesh. Cili është qëndrimi i juaj për këto pakënaqësi?
Myftiu Tërnava: Janë në të drejtë e tyre që të kenë mëndin tjetër, është mirë të pyesin a është i lejuar një veprim i tilla me normat e së drejtës së sheriatit. Ndërsa ne jemi të obliguar që të respektojmë institucionet. Xhamitë nuk na i ka mbyllur kush, i kemi mbyllur për të ruajtur popullatën, për të ruajtur shëndetin publik. Populli ynë është angazhuar gjatë të që ketë institucionet e tija, shyqyr Zotit, që tani kemi krijuar institucionet tona vendimet e tyre duhet të respektohen.
Edhe një dua ta them besimtarët duhet të respektojnë udhëzimet dhe vendimet e Bashkërisë Islame dhe të institucioneve tjera profesionale, sepse kështu na ka urdhëruar Allahu e kështu na ka udhëzuar edhe pejgamberi.

“Epoka e re”: Këtë vit muaj i Ramazanit ka qenë ndryshe nga herët tjera. Për shkak të pandemisë, besimtarët nuk kanë mundur të shkojnë në iftare te njëri-tjetri, sikurse që s’kanë mundur të falen nëpër xhami. Si ka qenë ky muaj për BIK-un dhe sa ka ndikuar pandemia në të ardhurat e kësaj bashkësie?
Myftiu Tërnava: S’ka dyshim se ky Ramazan ka qenë i veçantë për shkak të Pandemisë, besimtarët janë privuar nga faljet në xhamia, nga vizitat te njeri tjetri si dhe nga iftaret e përbashkëta. Mirëpo, BIK-u ka qenë afër xhematit, afër besimtarëve. Nëpunësit tanë që nga imamët, myezinët dhe aktivistët e “Bereqetit” kanë qenë pran e me xhematë, kanë bërë një punë jashtëzakonisht të madhe sidomos në aspektin humanitar, pa lënë anash këtu edhe segmentin shpirtërore. Përveç këtyre kemi pasuar shumë aktivitete e programe që i kemi realizuar përmes rrjeteve sociale me të vetmin qëllim që besimtarët sa më shumë të përjetojnë nimetet e Ramazanit

“Epoka e re”: A do të këtë ndonjë ceremoni të faljes së namazit të Fitër Bajramit, ku do të mund ta ndjekin përmes televizioneve besimtarët dhe si duhet të sillën gjatë ditës se festës besimtarët, meqenëse vizitat janë të pashmangshme për këtë festë?
Myftiu Tërnava: Nuk do këtë ceremoni të faljes së namazit ta Fitër Bajramit, kur të piqen kushtet do të falemi të gjithë, nuk do ketë falje selektive në xhamitë tona, madhështia e manifestimeve të tilla është xhemati, nëse xhematin nuk e kemi në xhami atëherë s’ka falje të namazit për askënd. Por unë në vaktin e faljes së Bajramit në kohë reale do të kem një mesazh për bajram ashtu siç kam pasur rregullisht mesazhin për ditën e xhumasë.

“Epoka e re”: Gjatë kësaj kohe, kemi parë se është polarizuar shumë skena politike në vend, dhe kjo pastaj po ndikon dhe tek qytetarët. Cili është mesazhi i juaj për liderët politikë dhe qytetarët në prag të Festës së Bajramit?
Myftiu Tërnava: Mesazhi im është larg polarizimeve e politizimeve të panevojshme, të shihet interesi i vendit para çdo interesi tjetër, të gjithë jemi vëllezër, duhet të angazhohemi që të bëjmë më të mirën për vendin tonë. Me fat festa e Fitër Bajramit, mbarsi, shëndet dashuri e harmoni për të gjithë.

(Muhamet KOCI / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mëngjesin e ditës së Fitër…