Inzaghi nuk e pranon ofertën e Al-Hilalit

21 maj 2025 | 13:08

Trajneri Simone Inzaghi nuk ka ndërmend të marrë drejtimin e Al-Hilal, ka raportuar gazetari Gianluca Di Marzio. Trajneri italian është i përqendruar tërësisht te Interi dhe synon të përfundojë sezonin me sukses në krye të skuadrës.

Inzaghi është i kënaqur me situatën te klubi zikaltër dhe nuk planifikon të pranojë oferta nga klube të tjera, përfshirë ato nga Arabia Saudite. Ai ka vendosur të mos diskutojë të ardhmen e tij apo rinovimin e kontratës deri pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, më 31 maj në Munich. Më herët “La Gazzetta dello Sport” raportoi se Al-Hilal i kishte ofruar një kontratë prej 20 milionë eurosh në vit.

Megjithatë, refuzimi i Inzaghit ka bërë që klubi saudit të kërkojë alternativa të tjera për stolin. Në listën e Al-Hilal tani përfshihen emra si Marco Silva i Fulhamit dhe Nuno Espirito Santo nga Nottingham Forest.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sulmues ose disa sulmues të armatosur e të paidentifikuar…