Irani: Pasurimi bërthamor nuk do të ndalet kurrë

30 qershor 2025 | 07:48

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir-Saeid Iravani, deklaroi se Irani nuk do të ndalë kurrë pasurimin bërthamor, duke theksuar se kjo është një e drejtë e garantuar nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore për qëllime paqësore.

“Pasurimi është e drejta jonë, një e drejtë e patjetërsueshme, dhe ne duam ta zbatojmë këtë të drejtë,” tha Iravani në një intervistë për CBS News.

Ai shtoi se Teherani është i gatshëm për negociata, por jo nën presion apo kërcënime. “Dorëzimi pa kushte nuk është negociatë. Ai po dikton politikën ndaj nesh,” shtoi ai.

Ambasadori iranian tha se pas agresioneve të fundit, nuk ekzistojnë kushtet e duhura për rifillimin e bisedimeve dhe se aktualisht nuk ka kërkesë për ndonjë takim me presidentin e ShBA-së.

Iravani gjithashtu mohoi çdo kërcënim ndaj Rafael Grossi-t, drejtorit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), dhe inspektorëve të agjencisë, të cilët janë ende në Iran, por pa qasje në objektet bërthamore.

Duke reaguar ndaj thirrjeve për arrestimin dhe ekzekutimin e Grossi-t, të publikuara nga një gazetë e afërt me udhëheqësin suprem të Iranit, Iravani tha se ai i dënon këto thirrje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit në Ciudad Juarez, në veri të Meksikës, kanë zbuluar…