
Irani për sulmin amerikan: Trumpi po bën blof, dëmet në Fordo janë të kufizuara
22 qershor 2025
| 08:29
Pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, autoritetet dhe mediat shtetërore në Iran po përpiqen të minimizojnë dëmet dhe ndikimin e tyre.
Në transmetimet e fundit të televizionit shtetëror iranian, një prezantues deklaroi se Donald Trump është “duke bërë blof” për shkatërrimin e centralit bërthamor në Fordo, duke shtuar se “vetëm dy tunelet e hyrjes dhe daljes janë dëmtuar”.
Ndërkohë, mediat zyrtare iraniane i kanë quajtur raportet për sulmin “të paverifikuara” dhe kanë raportuar se shpërthimet “nuk ishin edhe aq të zhurmshme”.
Zëdhënësi i menaxhimit të krizave në provincën Qom, Morteza Heydari, e konfirmoi sulmin ndaj “një pjese” të Fordos, por më pas theksoi se “provinca është plotësisht e qetë”.