Irani vazhdoi sulmet gjatë natës, raportohet për katër të vrarë në Izrael

16 qershor 2025 | 07:46

Katër persona u vranë në Izraelin qendror në sulmet e fundit me raketa iraniane, sipas shërbimit kombëtar të emergjencave të Izraelit (MDA).

Tre persona u vranë në qytetin Petah Tikva dhe një person u vra në qytetin Bnei Brak, tha MDA.

Raketat goditën disa vende në Izraelin qendror dhe bregdetar, duke përfshirë ndërtesa banimi.

MDA deklaroi se dhjetëra njerëz u dërguan në spitale në rajonin qendror.

Numri i përgjithshëm të njerëzve të vrarë në Izrael ka shkuar në 18, që kur të dy vendet filluan shkëmbimin e raketave të premten.

Të paktën 224 persona u vranë dhe 1,277 u shtruan në spital në Iran që nga fillimi i sulmeve, tha të dielën ministria e shëndetësisë e vendit, siç citohet nga media zyrtare e Iranit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca fillestare për rastin e masakrës në Mejë dhe në…