Irina Shayk harron Bradley Cooperin, shfaqet e lumtur në krahët e drejtorit të “British Vogue”

23 korrik 2019 | 11:30

Edhe pse ka vetëm një muaj që i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin Bradley Cooper, Irina Shayk është fotografuar në krahë të tjetër mashkulli.

Supermodeluesja është fotografuar mjaft e lumtur në krahët e drejtorit të “British Vogue”. Shayk është parë teksa po shëtiste në një park në Nju Jork me drejtorin e “British Vogue”, Alec Maxwell.

Ata u panë duke qeshur dhe u përqafuar me njëri-tjetrin. Edhe në fotot e mëposhtme, 33-vjeçarja dhe Alec duken më shumë sesa miq. Duket se një romancë e re ka nisur në botën e shoubizit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ka vetëm një muaj që i ka dhënë…