Isa Mustafa viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Kontributi dhe trimëria e tyre janë të pamohueshme në mbrojtjen e popullatës

05 nëntor 2022 | 10:30

Ish-kryeministri i Kosovë, Isa Mustafa, ka njoftuar se i ka vizituar në Hagë krerët e UÇK-së.

Ai me anë të një postimi në Faebook ka thënë se ata i gjeti mirë, të mbushur me idealizëm e të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së.

“Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes, por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë gjithashtu se s’mund të mohohet as roli i tyre pas lufte, në ndërtimin e shtetit të pavarur e demokratik.

Postimi i plotë i Mustafës:

Miq të nderuar

Në fillim të kësaj jave vizitova ish krerët e UÇK-së  dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli  e  Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë.    gëzoi fakti që i gjeta mirë, të mbushur me idealizëm; të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën. Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes , por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit, ashtu  siç është i pamohueshëm edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për  shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë  dhe në ndërtimin e institucioneve  demokratike. Uroj që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit,  të fitojë drejtësia! IM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara do të fluturojnë një bombardues supersonik mbi…