
Isak dëshiron t’i bashkohet Liverpoolit
25 korrik 2025
| 16:32
E ardhmja e Alexander Isak po bëhet gjithnjë e më e qartë. Sipas Fabrizio Romano, sulmuesi suedez e ka bërë të ditur qartë se Liverpool është prioriteti i tij absolut këtë verë.
Pavarësisht zërave që e lidhin me klube të tjerë të mëdha si Al Hilal, Chelsea apo Manchester United, Isak nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me ta.
Liverpool shihet si destinacioni ideal për 24-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer me Newcastle dhe tashmë kërkon një hap të madh përpara në karrierë, duke u bërë pjesë e një prej skuadrave më prestigjioze në Premierligë dhe Evropë.
Nëse “The Reds” arrijnë të bindin Newcastle për një marrëveshje, Isak pritet të jetë një nga transferimet më të mëdha të merkatos.