Isak Neziri uron Bedri Hamzën: Sot PDK shënoi një kapitull të ri, e nesër Kosova me kryeministrin e ardhshëm

17 nëntor 2025 | 22:02

Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në një fazë të re pas zgjedhjes së Bedri Hamzës si kryetar i ri, një vendim që është mirëpritur nga shumë figura të saj.

Ish-kandidati për deputet, Isak Neziri, ka reaguar duke e quajtur këtë ditë si fillimin e një kapitulli të ri për PDK-në dhe për vendin.

“Sot PDK shënoi një kapitull të ri të saj, e nesër Kosova me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza. Na priftë e mbara e urime kryetar Hamza,” ka shkruar Neziri.

Reagimi i tij është një ndër urimet e shumta që pasuan zgjedhjen e Hamzës, duke reflektuar pritshmëritë e larta që struktura e PDK-së dhe mbështetësit e partisë kanë për drejtimin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Zvicrës sonte e ka zhvilluar stërvitjen e saj…